“O sot, o kurrë”, Haziri me thirrje gjithëpopullore: Ejani të gjithë te Kuvendi i Kosovës
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë thirrje gjithëpopullore për tubim para Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se, sipas tij, sot nuk është dita për heshtje. “THIRRJE GJITHËPOPULLORE! EJANI TË GJITHË TE KUVENDI I KOSOVËS! UÇK-ja…
Lajme
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë thirrje gjithëpopullore për tubim para Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se, sipas tij, sot nuk është dita për heshtje.
“THIRRJE GJITHËPOPULLORE! EJANI TË GJITHË TE KUVENDI I KOSOVËS! UÇK-ja ka nevojë për ne. TANI!”, ka shkruar Haziri.
“Sot nuk ka vend për heshtje. Sot duhet të jemi të gjithë bashkë. TË GJITHË NË SHESH!”, ka vijuar ai.
Në fund të postimit, Haziri ka bërë thirrje për pjesëmarrje të menjëhershme në protestë. /Lajmi.net/