Protestuesit vendosin rrethoja të hekurta, nuk lejohet asnjë deputet të largohet nga Kuvendi

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. Me gjithsej 22 pika të rendit të ditës kjo seancë ka përfunduar. Pas kësaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë lëshuar sallën. Por pavarësisht se nga salla u larguan ata nga VV, LDK tani në sallë po vazhdojnë të qëndrojnë deputetët e PDK-së dhe nga Aleanca.…

Lajme

05/10/2026 16:17

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Me gjithsej 22 pika të rendit të ditës kjo seancë ka përfunduar.

Pas kësaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë lëshuar sallën.

Por pavarësisht se nga salla u larguan ata nga VV, LDK tani në sallë po vazhdojnë të qëndrojnë deputetët e PDK-së dhe nga Aleanca.

E protestuesit jashtë institucioneve kanë vendosur edhe disa rrethoja të hekurta jashtë Kuvendit, në mënyrë që të mos i lënë të dalin deputetët e legjislaturës së 11-të.

Protestuesit kanë bërë thirrje që të mos lejohet largimi i deputetëve nga asnjë dalje e Kuvendit të Kosovës.

Pa u votuar në lexim të dytë Ligji për Specialen, të njëjtit nuk duan të lejojnë t’i lënë të largohen deputetët./Lajmi.net/