Protesta e sotme para Kuvendit, Policia: Një person u shoqërua në stacion për hedhje të mjeteve piroteknike

Protesta e qytetarëve pranë objektit të Kuvendit të Kosovës ka vazhduar edhe sot, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Sipas Policisë, protestuesit kanë qëndruar përreth objektit të Kuvendit, ndërsa në raste të caktuara disa persona kanë tentuar të futen brenda rrethojave të…

Lajme

05/10/2026 15:41

Protesta e qytetarëve pranë objektit të Kuvendit të Kosovës ka vazhduar edhe sot, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Sipas Policisë, protestuesit kanë qëndruar përreth objektit të Kuvendit, ndërsa në raste të caktuara disa persona kanë tentuar të futen brenda rrethojave të objektit dhe kanë hedhur mjete të ndryshme, përfshirë mjete piroteknike, në drejtim të objekteve shtetërore.

Policia thotë se gjatë gjithë protestës u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të respektojnë ligjin.

Megjithatë, sipas njoftimit zyrtar, një protestues është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejshme, pasi dyshohet se ka poseduar dhe hedhur mjete piroteknike në drejtim të objekteve shtetërore.

Policia e Kosovës ka theksuar se e njeh të drejtën e qytetarëve për protestë dhe shprehje të pakënaqësive në mënyrë demokratike, ndërsa ka apeluar që protestat të zhvillohen pa dëmtuar pronën publike dhe duke respektuar ligjet.

Zyrtarët policorë do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në terren, me qëllim të garantimit të sigurisë së qytetarëve, objekteve shtetërore dhe mbarëvajtjes së protestës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: