Oficerë të FSK-së trajnohen nga Ushtria Kanadeze në Bosnje
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë Kanadeze, pesë oficerë të FSK-së kanë marrë pjesë në kursin “Defence Resource Management Course”, të organizuar nga Ushtria Kanadeze në Bosnje dhe Hercegovinë. Kursi është mbajtur nga 28 shtatori deri më 4 tetor, ndërsa gjatë tij pjesëmarrësit kanë avancuar njohuritë në menaxhimin e…
Lajme
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë Kanadeze, pesë oficerë të FSK-së kanë marrë pjesë në kursin “Defence Resource Management Course”, të organizuar nga Ushtria Kanadeze në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kursi është mbajtur nga 28 shtatori deri më 4 tetor, ndërsa gjatë tij pjesëmarrësit kanë avancuar njohuritë në menaxhimin e resurseve të mbrojtjes, menaxhimin e projekteve, prokurimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë trajnimit janë prezantuar praktikat dhe përvojat e Ushtrisë Kanadeze, me qëllim të shkëmbimit të praktikave të mira dhe identifikimit të metodave që mund të aplikohen edhe në kuadër të FSK-së.
“Pjesëmarrja në këtë aktivitet kontribuon në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të FSK-së, shkëmbimin e praktikave të mira ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e FSK-së.