Dogana tregon sa cigare lejohen të futen pa doganë në Kosovë

Dogana e Kosovës ka njoftuar udhëtarët për kufijtë sasiorë të produkteve të duhanit që mund të futen në vend pa detyrime doganore. Në bazë të një njoftimi përmes Facebook-ut, udhëtarët thuhet se mund të lejohen të fusin pa detyrime doganore deri në 200 cigare, 100 cigarillos me peshë deri në 3 gramë secila, 50 puro…

Lajme

05/10/2026 15:20

Dogana e Kosovës ka njoftuar udhëtarët për kufijtë sasiorë të produkteve të duhanit që mund të futen në vend pa detyrime doganore.

Në bazë të një njoftimi përmes Facebook-ut, udhëtarët thuhet se mund të lejohen të fusin pa detyrime doganore deri në 200 cigare, 100 cigarillos me peshë deri në 3 gramë secila, 50 puro ose 50 gramë duhan për tymosje.

Lejohet po ashtu një përzierje proporcionale e këtyre produkteve, në përputhje me kushtet e përcaktuara me legjislacionin doganor.

“Dogana e Kosovës u bën thirrje udhëtarëve që të respektojnë rregullat dhe kufijtë e përcaktuar gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin nga Dogana e Kosovës./Lajmi.net/