“Ta sulmosh Saminë është si me e sulmu Xhavitin, babin tënd dëshmor” Krasniqi nuk i ndahet komentimit të protestave, i drejtohet Çlirim Hazirit
Alban Krasniqi, bashkëshorti i u.d presidentes Albulena Haxhiu është duke përcjellë në vazhdimësi zhvillimet në Kuvend dhe jashtë saj. Krasniqi ndër të tjerash ka komentuar protestat që po zhvillohen jashtë Kuvendit. Madje ai i është kundërpërgjigjur deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, duke thënë se korrupsioni dhe krimi i pasluftës nën logon e PDK-së kanë emër.…
Lajme
Alban Krasniqi, bashkëshorti i u.d presidentes Albulena Haxhiu është duke përcjellë në vazhdimësi zhvillimet në Kuvend dhe jashtë saj.
Krasniqi ndër të tjerash ka komentuar protestat që po zhvillohen jashtë Kuvendit.
Madje ai i është kundërpërgjigjur deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, duke thënë se korrupsioni dhe krimi i pasluftës nën logon e PDK-së kanë emër.
“Reflektoni dhe distancohuni nga aktet që po i koordinoni nga brenda e jashtë Kosovës.Populli po e sheh se ku e keni hallin, ashtu qysh po e sheh që si pas luftës kur zaptonit nën moton ‘Mos e prek, e nzane UÇK’ njëjtë po doni me e përdorë edhe njëherë flamurin e UÇK me i mbulu flliqësitë dhe tradhëtitë tuaja ndaj vlerave dhe historisë së UÇKsë, shtetit dhe vet popullit”, tha Krasniqi.
Ai ka komentuar edhe sulmin që iu bë sot Sami Kurteshit, ku u hodhën mjete piroteknike në drejtim të tij.
Ai tha se sulmi ndaj Kurteshit dhe ndaj gazetarit Jeton Sopa, janë fytyra e vërtetë e organizatorit Clirim Haziri.
“Ta sulmosh Saminë është si me e sulmu Xhavitin, babin tënd dëshmor.”./Lajmi.net/