Ende e paqartë nëse projektligji do të votohet sot në lexim të dytë
Pas miratimit në lexim të parë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Kuvendi po vazhdon punimet me pika të tjera të rendit të ditës. Ende nuk është bërë e ditur nëse projektligji për Specialen do të rikthehet sot në seancë për lexim të dytë dhe votim përfundimtar. Para se të kalojë në lexim…
Lajme
Pas miratimit në lexim të parë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Kuvendi po vazhdon punimet me pika të tjera të rendit të ditës.
Ende nuk është bërë e ditur nëse projektligji për Specialen do të rikthehet sot në seancë për lexim të dytë dhe votim përfundimtar.
Para se të kalojë në lexim të dytë, projektligji duhet të shqyrtohet nen për nen në komisionin përgjegjës, ku mund të propozohen edhe amendamente.
Ramush Haradinaj nga Aleanca kërkoi që i gjithë procesi të përfundojë gjatë ditës së sotme.