Sulmohet fizikisht nga protestuesit gazetari Jeton Sopa
Jashtë Kuvendit të Kosovës, numër i madh qytetarësh po protestonin duke kërkuar votimin për ndryshim-plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë. Gjatë kësaj proteste, ka ndodhur një incident. Protestuesit kanë sulmuar fizikisht gazetarin e “Kosova News”, Jeton Sopan. Sopa është goditur me një shuplakë në kokë nga një prej protestuesve dhe i është…
Lajme
Jashtë Kuvendit të Kosovës, numër i madh qytetarësh po protestonin duke kërkuar votimin për ndryshim-plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Gjatë kësaj proteste, ka ndodhur një incident.
Protestuesit kanë sulmuar fizikisht gazetarin e “Kosova News”, Jeton Sopan.
Sopa është goditur me një shuplakë në kokë nga një prej protestuesve dhe i është kërkuar që të largohet. /Lajmi.net/