Ligji për Specialen në duart e deputetëve, nis seanca e jashtëzakonshme

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku në pikën e parë të rendit të ditës është votimi i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Specialen. Kjo seancë ka nisur me një orë vonesë. Projektligji pritet të shqyrtohet në parim në seancën plenare, ndërsa nga PDK, e cila e ka iniciuar nismën për…

Lajme

05/10/2026 10:25

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku në pikën e parë të rendit të ditës është votimi i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Specialen.

Kjo seancë ka nisur me një orë vonesë.

Projektligji pritet të shqyrtohet në parim në seancën plenare, ndërsa nga PDK, e cila e ka iniciuar nismën për ndryshimin e Ligjit, kanë thënë se presin që ai të miratohet sot në të dyja leximet.

Ndryshimi i Ligjit për Specialen është miratuar paraprakisht në lexim të parë nga Komisioni për Legjislacion.

Për të kanë votuar nëntë deputetë të pranishëm, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.