Kurti arrin tek Kuvendi, nuk tregon nëse pritet të votohet Ligji për Specialen

Kryeministri Albin Kurti ka arritur tanimë në Kuvendin e Kosovës. Kurti tanimë u është bashkëngjitur deputetëve të Vetëvendosjes brenda objekti të Kuvendit. Albin Kurti nuk ka pranuar të përgjigjet nëse deputetët e VV-së do t’i votojnë ndryshimet e Projektligjit për Dhomat e Specializuara.Ai nuk është përgjigjur as në pyetjen nëse është arritur marrëveshja për zgjedhjen…

Lajme

05/10/2026 09:51

Kryeministri Albin Kurti ka arritur tanimë në Kuvendin e Kosovës.

Kurti tanimë u është bashkëngjitur deputetëve të Vetëvendosjes brenda objekti të Kuvendit.

Albin Kurti nuk ka pranuar të përgjigjet nëse deputetët e VV-së do t’i votojnë ndryshimet e Projektligjit për Dhomat e Specializuara.Ai nuk është përgjigjur as në pyetjen nëse është arritur marrëveshja për zgjedhjen e presidentit.

Derisa Kurti po hynte në objektin e Kuvendit, protestuesit brohoritën: “Votojeni ligjin!”

Nuk dihet nëse seanca do të nis së shpejti pasi e njëjta me rreth një orë vonesë nuk ka filluar ende.

Në këtë seancë pritet të votohen 22 pika të rendit të ditës, por në fillim Ligji për Dhomat e Specializuara./Lajmi.net/