Vendoset një kamionetë tek Kuvendi, nuk lejohet të dalin deputetët pa e votuar Ligjin për Specialen

Derisa në Kuvendin e Kosovës po pritet të nis seanca e thirrur me 22 pika të rendit të ditës, jashtë objektit të Kuvendit është një numër i madh i protestuesve të mbledhur. Përpos protestueseve të mbledhur që nga dje, në anën tjetër të Kuvendit janë edhe përfaqësues të OVL-UÇK dhe protestues të tjerë të cilët…

Lajme

05/10/2026 09:44

Derisa në Kuvendin e Kosovës po pritet të nis seanca e thirrur me 22 pika të rendit të ditës, jashtë objektit të Kuvendit është një numër i madh i protestuesve të mbledhur.

Përpos protestueseve të mbledhur që nga dje, në anën tjetër të Kuvendit janë edhe përfaqësues të OVL-UÇK dhe protestues të tjerë të cilët kanë paralajmëruar se në rast të mosvotimit të Ligjit për Specialen, situata do të eskalojë.

Tashmë është vendosur edhe një kamion, përmes së cilit është bllokuar dalja e deputetëve që të mos u lejohet që të dalin pa e votuar këtë ligj./Lajmi.net/