Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur jetën, pasi porta e oborrit i ka rënë sipër. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ka humbur jetën derisa po trajtohej në QKUK. “Lipjan / 04.10.2026 – 17:45.  Lidhur me rastin është dërguar në QKUK…

Lajme

05/10/2026 09:38

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan.

Një fëmijë ka humbur jetën, pasi porta e oborrit i ka rënë sipër.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ka humbur jetën derisa po trajtohej në QKUK.

“Lipjan / 04.10.2026 – 17:45.  Lidhur me rastin është dërguar në QKUK viktima mashkull kosovar, i cili si pasojë e disa lëndimeve ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi”, thuhet në raport. /Lajmi.net/