Vdes në QKUK viktima që u godit nga vetura në Prishtinë
Një person mashkull, shtetas i Kosovës, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi ishte duke u trajtuar pas lëndimeve të marra nga goditja e një veture. Sipas Policisë, viktima ka ndërruar jetë më 4 tetor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për…
Lajme
Një person mashkull, shtetas i Kosovës, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi ishte duke u trajtuar pas lëndimeve të marra nga goditja e një veture.
Sipas Policisë, viktima ka ndërruar jetë më 4 tetor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente. /Lajmi.net/