Nis mbledhja e Komisionit për Legjislacion, shqyrtimi i ligjit për Specialen pika e vetme e rendit të ditës

Komisioni për Legjislacion  në mbledhjen e sotme do  ta shqyrtojë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që është edhe pika e vetme në rend dite. Mbledhja e këtij Komisioni pritet t’i hap rrugën për procedim të mëtejmë parlamentar projektligjit për të cilën Partia Demokratike shpreson që…

Lajme

05/10/2026 08:32

Komisioni për Legjislacion  në mbledhjen e sotme do  ta shqyrtojë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që është edhe pika e vetme në rend dite.

Mbledhja e këtij Komisioni pritet t’i hap rrugën për procedim të mëtejmë parlamentar projektligjit për të cilën Partia Demokratike shpreson që do të miratohet sot në Kuvend.

Shqyrtimin parë i ligjit do të bëhet në seancën e orës 9:00 ku kjo çështje është pika e parë e rendit të ditës.