Protesta në mbështetje të ndryshimeve për Specialen

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ndryshoi orarin e protestës së paralajmëruar për sot, duke e zhvendosur atë në orën 09:00, kur pritet të nisë edhe seanca e Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Protesta ishte paralajmëruar fillimisht për në orën 12:00, para ndërtesës së Kuvendit të…

Lajme

05/10/2026 08:22

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ndryshoi orarin e protestës së paralajmëruar për sot, duke e zhvendosur atë në orën 09:00, kur pritet të nisë edhe seanca e Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Protesta ishte paralajmëruar fillimisht për në orën 12:00, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Organizatorët e protestës “Jo në emrin tim” ftuan, po ashtu, qytetarët që t’u bashkohen nga ora 08:00 e mëngjesit në sheshin “Skënderbeu”.

Kërkesa e tyre është që deputetët t’i miratojnë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Protestat “Jo në emrin tim” kanë nisur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Të dielën është mbajtur protesta e 19-të.