​Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, në fokus ndryshimi i Ligjit për Specialen

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Seanca është paraparë të nisë në ora 09:00, ndërsa projektligji për Specialen është pika e parë e rendit të ditës. Para seancës, në ora…

Lajme

05/10/2026 08:14

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Seanca është paraparë të nisë në ora 09:00, ndërsa projektligji për Specialen është pika e parë e rendit të ditës.

Para seancës, në ora 08:00, do të mblidhet Komisioni për Legjislacion. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet projektligji dhe aspektet juridike të tij, përfshirë përputhshmërinë me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe procedurat e Kuvendit.

Projektligji parasheh ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Qeveria e Kosovës të premten i hapi rrugë procedimit të nismës për ndryshimin e këtij ligji. Ekzekutivi konstatoi se nuk ka pengesa ligjore për procedimin e projektligjit në Kuvend.

Nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

KosovaPress do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet nga mbledhja e Komisionit dhe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit.