Aksident në rrugën Klinë-Gjakovë, katër persona të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën rreth orës 13:45 në rrugën Klinë–Gjakovë, konkretisht në fshatin Volljak të Klinës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, teksa në aksident ka pasur edhe dëme materiale. Rastin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Sot rreth orës…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën rreth orës 13:45 në rrugën Klinë–Gjakovë, konkretisht në fshatin Volljak të Klinës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura. Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, teksa në aksident ka pasur edhe dëme materiale.
Rastin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 13:45, në rrugën Klinë–Gjakovë, përkatësisht në fshatin Volljak-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.Përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor.Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, njoftoi Elezaj.