Dita e 19-të e protestës “Jo në emrin tim”, Haziri: Kërkesa jonë është e qartë, votojeni Ligjin

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të mblidhen sërish sonte, nga ora 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e 19-të të protestës. Përmes një postimi, Haziri ka përsëritur kërkesën për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. “Nuk lodhemi. Nuk ndalemi. Kërkesa jonë është e…

Lajme

04/10/2026 12:42

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të mblidhen sërish sonte, nga ora 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e 19-të të protestës.

Përmes një postimi, Haziri ka përsëritur kërkesën për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Nuk lodhemi. Nuk ndalemi. Kërkesa jonë është e qartë: VOTOJENI LIGJIN!”, ka shkruar ai.

Haziri e ka përmbyllur ftesën me mesazhin: “Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi në shesh!”.