Mitrovica mirëpret të rinj nga 52 shtete në Samitin Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se qyteti i Mitrovicës po mirëpret të rinj nga 52 shtete të botës, të cilët po marrin pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe. Samiti ka mbledhur të rinj nga vende të ndryshme, me fokus në promovimin e paqes, bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet të rinjve…

Lajme

04/10/2026 11:30

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se qyteti i Mitrovicës po mirëpret të rinj nga 52 shtete të botës, të cilët po marrin pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe.

Samiti ka mbledhur të rinj nga vende të ndryshme, me fokus në promovimin e paqes, bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet të rinjve nga komunitete dhe shtete të ndryshme.

Peci ka bërë të ditur përmes një postimi se Mitrovica është nikoqire e këtij aktiviteti ndërkombëtar.