.56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë tiketa në 24 orë
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të rasteve të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit në vend. Sipas të dhënave të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 56 aksidente trafiku. Prej tyre, 26 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 30 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në 24 orët e…
Lajme
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të rasteve të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Sipas të dhënave të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 56 aksidente trafiku. Prej tyre, 26 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 30 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Ndërkohë, policia ka shqiptuar 2,126 tiketa trafiku, në kuadër të kontrolleve dhe masave për respektimin e rregullave të komunikacionit.
Sa u përket rasteve të arrestimeve, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 14 persona. Sipas statistikave të publikuara, 5 persona janë në mbajtje, 2 në ndalim policor, ndërsa 1 person është duke vuajtur dënimin.