Tentoi të hynte në klub, por u ndal nga sigurimi – i dyshuari nxori armën, arrestohet në Prishtinë
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka drejtuar armën në drejtim të sigurimit të një klubi, pasi ishte penguar të hynte brenda. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:00. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte tentuar të futej në një klub, por ishte penguar nga sigurimi, me ç’rast…
Lajme
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka drejtuar armën në drejtim të sigurimit të një klubi, pasi ishte penguar të hynte brenda.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:00.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte tentuar të futej në një klub, por ishte penguar nga sigurimi, me ç’rast kishte nxjerrë armën dhe e kishte drejtuar në drejtim të tyre.
“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pasi ka tentuar të futet në një klub është penguar nga sigurimi, me ç’rast i njejti ka drejtuar armën në drejtim të tyre”, thuhet në raport.
Arma e zjarrit më pas i është larguar nga një dëshmitar dhe është futur nën kontroll nga sigurimi.
Arma është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/