Diaspora proteston sot në Berlin kundër vendimit të Hagës, Sadrijaj: Kërkojmë drejtësi dhe kthimin e ish-krerëve të UÇK-së
Diaspora e Kosovës sot do të protestojë në Berlin, kundër vendimit dënues nga Haga ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ish-atasheu ushtarak i Kosovës në Gjermani, Xhavit Sadrijaj, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se krejt diaspora janë kundër këtij vendimi. “Kërkojmë apel të drejtë, rishikimin…
Lajme
Diaspora e Kosovës sot do të protestojë në Berlin, kundër vendimit dënues nga Haga ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ish-atasheu ushtarak i Kosovës në Gjermani, Xhavit Sadrijaj, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se krejt diaspora janë kundër këtij vendimi.
“Kërkojmë apel të drejtë, rishikimin e të gjitha akuzave dhe normalisht me përfundimin e drejtë të këtij aktgjykimi dhe të kthehen në shtëpinë e vet pas gjashtë viteve paraburgim të panevojshëm, ish-krerët e UÇK-së”, tha Sadrijaj.
Ai foli edhe rreth efektit që mund të kenë këto protesta për qeveritë financuese të speciales.