​Mëngjes i ftohët, me diell gjatë ditës

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Nuk parashihen reshje. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë nga 0°C deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 19°C deri në 24°C. Gjithashtu Instituti njofton se rritja e temperaturave gjatë ditës do të sjellë kushte më të…

Lajme

04/10/2026 08:18

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Nuk parashihen reshje.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë nga 0°C deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 19°C deri në 24°C.

Gjithashtu Instituti njofton se rritja e temperaturave gjatë ditës do të sjellë kushte më të favorshme termike, ndërsa në orët e mëngjesit do të mbizotërojnë temperatura relativisht të ulëta.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1 deri 3 metra për sekondë.