Mot me diell dhe temperatura deri në 22 gradë Celsius të shtunën

Kosova të shtunën, më 3 tetor, do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Vranësira më të theksuara mund të shfaqen herë pas here në zonat malore, ndërsa nuk priten reshje, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga…

Lajme

02/10/2026 23:50

Kosova të shtunën, më 3 tetor, do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Vranësira më të theksuara mund të shfaqen herë pas here në zonat malore, ndërsa nuk priten reshje, transmeton lajmi.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 18 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s./lajmi.net/