E rëndë në Leposaviq: Gruaja dyshohet se plagosi me thikë fëmijën 4-vjeçar

Një fëmijë katërvjeçar është plagosur me thikë të enjten në Leposaviq, ndërsa policia ka arrestuar një grua që dyshohet se e ka sulmuar. Rasti është raportuar rreth orës 12:20, pasi fëmija ishte dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Ai kishte marrë lëndime në dorë dhe në gjoks, ndërsa, sipas mjekut kujdestar, gjendja…

Lajme

02/10/2026 10:41

Një fëmijë katërvjeçar është plagosur me thikë të enjten në Leposaviq, ndërsa policia ka arrestuar një grua që dyshohet se e ka sulmuar.

Rasti është raportuar rreth orës 12:20, pasi fëmija ishte dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Ai kishte marrë lëndime në dorë dhe në gjoks, ndërsa, sipas mjekut kujdestar, gjendja e tij është stabile dhe nuk është në rrezik për jetë, raporton lajmi.net

Pas njoftimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Sipas të dhënave fillestare të policisë, e dyshuara, një grua e lindur në vitin 1990, dyshohet se e ka sulmuar fëmijën derisa ai ndodhej në rrugë.

E dyshuara është arrestuar nga policia, ndërsa gjatë arrestimit dyshohet se ka tentuar t’i sulmojë edhe zyrtarët policorë. Megjithatë, ajo është neutralizuar dhe arrestuar pa pasoja të tjera.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se gjatë hetimeve është raportuar se e dyshuara ka probleme të shëndetit mendor./Lajmi.net/