Kuvendi i KMShK-së merr vendim për 55 ankesa

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 55 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen shtatë nga to, të miratohen pjesërisht dy, pesë të refuzohen dhe 41 ankesa të shpallen të patrajtueshme. Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të…

Lajme

02/10/2026 10:31

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 55 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen shtatë nga to, të miratohen pjesërisht dy, pesë të refuzohen dhe 41 ankesa të shpallen të patrajtueshme.

Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, përkatësisht Kapitullit II – Raportimi i së vërtetës, Kapitullit IV – E drejta për t’u përgjigjur, Kapitulli V – Personat e përfshirë në incidente, aksidente, të arrestuar apo të akuzuar për vepra penale dhe Kapitullit VII – Privatësia dhe mbrojtja e burimeve.

KMShK ka miratuar ankesën e S. B., përfaqësuar nga avokati Amer Alija, kundër Kojshiashow.com për shkrimin me titull “Esat Shala me lot në sy: Zbulon politikanin e njohur që e solli në Kosovë S.B., i cili kreu maskra! Tronditet moderatori!”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës.

KMShK ka miratuar ankesën e N. K. kundër Nacionale.com për shkrimin me titull “Çka premtonte Kurti për AKP-në dhe si erdhi në krye motra e Milot Kelmendit, pjesë e grupit të WhatsApp-it me Nagip Krasniqin”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës.

KMShK ka miratuar ankesën e B. T. kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “Ndalohet Diart Bytyqi në lidhje me plagosjen në Prizren, emër i njohur për organet e drejtësisë”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë.

KMShK ka miratuar ankesën e A. T. L. kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “’Ekskluzive | Tiketa e trafikut eskalon në përleshje me Policinë në Kaçanik – njëri dyshohet se goditi policin me grusht, tjetri i kërcënoi: ‘Do t’ju vras’”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë.

KMShK ka miratuar ankesën e E. D. kundër Asistionline.com për shkrimet me tituj ”3x3shi i FBK-së: Shumë turne e shumë fjalë, por Kosova vetëm sa për pjesëmarrje”, “Tarahenja në Taranto!”, “Sekretarja e FBK-së në Taranto, basketbolli kosovar drejt kolapsit?” “Tarahenja në Taranto = Hajgarallëk” dhe “Tentimi për ta zhvendosur debatin nuk i zhduk pyetjet: faktet dhe dokumentet flasin”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur.

KMShK ka miratuar ankesën e Kabinetit të Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës kundër Ekonomiaonline.com për shkrimin me titull “Haxhiu për protestat e paralajmëruara: nëse janë për Specialen, opozita duhet të kërkojë falje”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës.
KMShK ka miratuar ankesën e E. A. kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “’Ekskluzive | Sekretari i Shoqatës së Gjuetisë ‘Drenica’ theret në gjoks e këmbë në Skenderaj – dy të dyshuarit arratisen’”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt V dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës të cilët kanë të bëjnë me prezumimin e pafajësisë, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë.

KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Barileva Turist Sh.P.K. kundër Indeksonline.net, Insajderi.org, Gazetakosova.com, Frontonline.net, Veriu.info dhe Zyrtare.net për shkrimet me tituj “63 mijë eurot e padeklaruara në Doganë, ja cila kompani po i transportonte”, “Raportohet se 63 mijë eurot e padeklaruara në Doganë po i transportonte Barileva Turist” dhe “…po i transportonte Barileva Turist, u gjetën në bagazhin personal të shoferit”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe Kapitulli II, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Z. S. kundër Voxkosova.com për videon me titull “Dokument – RTK-ja largon kriterin që kandidatët nuk duhet të jenë nën hetime vetëm që t’iu bëjë vend militantëve të Vetëvendosjes për pozita udhëheqëse”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe Kapitulli II, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e G. M. kundër Rahovecpost.com për shkrimin me titull “Vonohet autoambulanca 30 minuta”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e R. G. kundër Veriu.info për videon me titull “RTK bën propagandë me Urën e Ibrit, KFOR-i vazhdon të qëndrojë aty, por as policia nuk u vendos pas 27 vitesh”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e Kabinetit të Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës kundër Klankosova.tv për shkrimin me titull “Opozita i thotë ‘jo’ Haxhiut, në Presidencë shkojnë Kurti e ministrat”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e N. H. kundër Insajderi.org për shkrimin me titull “’Gjyqtarë të poshtër, po u shkaktojnë dëm qytetarëve’: Ish-avokati i Albulena Haxhiut shpërthen ndaj Apelit dhe Valon Totaj”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës të cilët kanë të bëjnë me raportimin e të vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e R. A. kundër Sinjali.com për shkrimin me titull
“Ekskluzive: Ky është polici, djemtë e të cilit dyshohen se u sulmuan nga Besart Ahmeti para bashkëshortes dhe dy fëmijëve – edhe ai u intervistua si i dyshuar”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK i ka shpallur të patrajtueshme ankesat e J. U. kundër 36 mediave për largimin e nga web faqet të shkrimeve të publikuara para katër vjetësh, duke konstatuar se pala ankuese çështjen duhet ta adresojë te secila media veç e veç ose në kontest civil.

KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e F. D. kundër Betimiperdrejtesi.com pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë përmbajtjet e transmetuara në video platforma që nuk janë pjesë e vetërregullimit të mediave.

KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e K. T. kundër disa mediave, pasi që pala ankuese nuk ka ofruar lëndën e plotë për trajtim.

KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e G. R. kundër JOQ Kosovo, për një fotografi të publikuar në këtë faqe në rrjetin social Facebook, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë përmbajtjet e prodhuara nga faqet ose profilet në rrjete sociale.

KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e B. Xh. kundër Berat Buzhalës për një shkrim të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë ankesat ndaj individëve.

KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e F. S. dhe A. S. kundër Tv Klan Kosova, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë përmbajtjet e transmetuara në video platforma që nuk janë pjesë e vetërregullimit të mediave ose në televizione. Pala ankuese mund t’i drejtohet Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).