Kurti: Kjo fundjavë vendimtare për marrëveshjen për presidentin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sërish për çështjen e presidentit edhe pse shkurtimisht. Kurti deklaroi se kanë filluar komunikimet për arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e presidentit të vendit, duke thënë se kjo fundjavë është vendimtare. Kurti ka thënë se synimi është që javën e ardhshme Kosova ta ketë presidentin. “Kemi filluar…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sërish për çështjen e presidentit edhe pse shkurtimisht.
Kurti deklaroi se kanë filluar komunikimet për arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e presidentit të vendit, duke thënë se kjo fundjavë është vendimtare.
Kurti ka thënë se synimi është që javën e ardhshme Kosova ta ketë presidentin.
“Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi president”, deklaroi Kurti./Lajmi.net/