Von der Leyen bashkon Kurtin dhe Ramën në vizitën e objektit të ri të Fakultetit të Matematikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë vizituar dje objektin e ri të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës. Në vizitë ishte i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që pas shumë kritikave ndaj Kurtit, te dy bashkë i bëri Presidentja e…

Lajme

02/10/2026 09:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë vizituar dje objektin e ri të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës.

Në vizitë ishte i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që pas shumë kritikave ndaj Kurtit, te dy bashkë i bëri Presidentja e Komisionit Evropian, raporton lajmi.net

Objekti i ri është realizuar përmes një investimi të përbashkët të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, me vlerë të përgjithshme prej 17.98 milionë eurosh.

Nga kjo shumë, rreth 11.9 milionë euro janë financuar nga Bashkimi Evropian, 5.08 milionë euro nga Universiteti i Prishtinës, ndërsa 1 milion euro nga Ministria e Arsimit.

Ndërtesa e re ka një sipërfaqe prej rreth 14 mijë metrash katrorë dhe është ndërtuar në kuadër të marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Nga ky projekt pritet të përfitojnë rreth 2,300 studentë të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore.

Studentët tashmë kanë në dispozicion ambiente të reja dhe bashkëkohore, përfshirë pajisje laboratorike, inventar të ri dhe hapësira më të mëdha përreth objektit.

Vizita e Kurtit dhe Von der Leyen në këtë fakultet u zhvillua gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian në Kosovë./Lajmi.net/