Ishte jashtë vendit për trajtim, vdes gruaja që u aksidentua ditë më parë
Një aksident trafiku ka ndodhur ditë më parë në Shtërpce. Policia ka njoftuar se është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në mes dy veturave private. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, dy prej të cilëve pas trajtimit mjekësorë janë liruar, kurse një femër ishte dërguar për trajtim…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur ditë më parë në Shtërpce.
Policia ka njoftuar se është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në mes dy veturave private.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, dy prej të cilëve pas trajtimit mjekësorë janë liruar, kurse një femër ishte dërguar për trajtim jashtë vendit.
Më 01.10.2026 është pranuar informata nga familjarët se e lënduara që ishte në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./Lajmi.net/