Dy të arrestuar në Pejë, u sekuestruan dy pistoleta dhe 17 fishekë
Dy persona janë arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “kanosja”. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 tetor, rreth orës 20:00, në rrugën “Kadri Bajri” në Pejë, ku policia ishte njoftuar se disa persona ishin përfshirë në një mosmarrëveshje, raporton…
Lajme
Dy persona janë arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “kanosja”.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 tetor, rreth orës 20:00, në rrugën “Kadri Bajri” në Pejë, ku policia ishte njoftuar se disa persona ishin përfshirë në një mosmarrëveshje, raporton lajmi.net
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Gjatë kontrollit te dy personat e dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar:
një pistoletë CZ;
një pistoletë Zoraki;
dy karikatorë;
17 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Lajmi.net/