“JO NË EMRIN TIM” vazhdon protestën sonte, dita e 17-të kundër aktgjykimit të Speciales

Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” pritet të vazhdojë edhe sonte protestën kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së. Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 21:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kjo do të jetë dita e 17-të e protestës. Kujtojmë që dje është mbajtur marshi në Prishtinë, ku mijëra qytetarë u mblodhën…

Lajme

02/10/2026 08:11

Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” pritet të vazhdojë edhe sonte protestën kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 21:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kjo do të jetë dita e 17-të e protestës.

Kujtojmë që dje është mbajtur marshi në Prishtinë, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur kundërshtimin ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale.