Kështu erdhi nga qielli me një balon fluturues mjeti i dyshimtë në Prishtinë

Një mjet i dyshimtë, për të cilin dyshohet se ka ardhur nga qielli me anë të një baloni fluturues, ka shkaktuar alarm në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa sigurie në zonë, pas informatës së pranuar rreth orës 17:00 për një mjet të dyshuar shpërthyes, raporton lajmi.net Zona është siguruar…

Lajme

01/10/2026 18:55

Një mjet i dyshimtë, për të cilin dyshohet se ka ardhur nga qielli me anë të një baloni fluturues, ka shkaktuar alarm në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa sigurie në zonë, pas informatës së pranuar rreth orës 17:00 për një mjet të dyshuar shpërthyes, raporton lajmi.net

Zona është siguruar nga njësitet policore, ndërsa rruga vazhdon të jetë e bllokuar me shirit sigurie.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se qytetarët në një perimetër të caktuar janë evakuuar dhe se në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën Rrustem Hyseni, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, tha Pllana./Lajmi.net/