Dyshime për mjet shpërthyes me telekomandë – Policia e mban të bllokuar me shirit ende rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa sigurie në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, pas një informate për një mjet të dyshuar shpërthyes. Rasti është raportuar rreth orës 17:00, ndërsa zona është siguruar nga njësitet policore dhe rruga vazhdon të jetë e bllokuar me shirit sigurie, raporton lajmi.net Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e…
Lajme
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa sigurie në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, pas një informate për një mjet të dyshuar shpërthyes.
Rasti është raportuar rreth orës 17:00, ndërsa zona është siguruar nga njësitet policore dhe rruga vazhdon të jetë e bllokuar me shirit sigurie, raporton lajmi.net
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se qytetarët në një perimetër të caktuar janë evakuuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën Rrustem Hyseni, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, tha Pllana./Lajmi.net/