Hamza pas protestës në Prishtinë: Populli i Kosovës nuk e pranon padrejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas protestës së mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë, kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza ka përcjellë mesazhin e tij pas protestës, duke thënë se qytetarët e Kosovës nuk e pranojnë atë që ai e cilëson…

Lajme

01/10/2026 18:28

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas protestës së mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë, kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza ka përcjellë mesazhin e tij pas protestës, duke thënë se qytetarët e Kosovës nuk e pranojnë atë që ai e cilëson si padrejtësi.

“Populli i Kosovës nuk e pranon padrejtësinë.

Jo në emrin tim!

Jo në emrin tonë!”, ka shkruar Hamza./Lajmi.net/