Policia konfirmon: Nuk kishte mjet shpërthyes në paketën e dyshimtë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka dhënë informata shtesë lidhur me rastin e raportuar më herët për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka konfirmuar për lajmi.net se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konstatuar se nuk kishte mjet shpërthyes. “Informata është trajtuar…
Lajme
Policia e Kosovës ka dhënë informata shtesë lidhur me rastin e raportuar më herët për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka konfirmuar për lajmi.net se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konstatuar se nuk kishte mjet shpërthyes.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, ka deklaruar Pllana për lajmi.net.
Rasti fillimisht kishte shkaktuar alarm në zonë, me ç’rast policia kishte ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë dhe kishte evakuuar qytetarët nga perimetri i caktuar.
Sipas informatave të raportuara më herët nga lajmi.net, në një mobil shop ishte dërguar një paketë përmes një droni, për të cilën ishte dyshuar se mund të përmbante mjet shpërthyes.
Tashmë, hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./lajmi.net/