Dalin pamjet: Ky dyshohet të jetë mjeti i dyshimtë që erdhi përmes një droni
Rreth orës 17:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për lajmi.net rastin dhe masat e ndërmarra nga policia. Lajmi.net ka siguruar edhe fotografinë e mjetit të dyshimtë, që duket…
Lajme
Rreth orës 17:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për lajmi.net rastin dhe masat e ndërmarra nga policia.
Lajmi.net ka siguruar edhe fotografinë e mjetit të dyshimtë, që duket një shishe e mbështjell me disa tela.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën Rrustem Hyseni, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë.”, tha Pllana./Lajmi.net/