Policia konfirmon mjetin e dyshuar shpërthyes në Prishtinë, evakuohen qytetarët – paketa e dyshimtë erdhi përmes një droni

Rreth orës 17:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për lajmi.net rastin dhe masat e ndërmarra nga policia. “Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të…

Lajme

01/10/2026 18:12

Rreth orës 17:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për lajmi.net rastin dhe masat e ndërmarra nga policia.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën Rrustem Hyseni, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë.”, tha Pllana.

Ndërkohë, lajmi.net mëson se bëhet fjalë për një mjet të dyshuar shpërthyes që është hedhur në drejtim të një mobil shop-i.

Sipas informatave të siguruara nga lajmi.net, paketa, për të cilën dyshohet se përmban mjete shpërthyese, ka ardhur përmes një droni.

Mësohet se pasi paketa është hapur, brenda saj dyshohet se është gjetur një pajisje e ngjashme me një “Molotov”, së bashku me një telekomandë dhe tela.

Këto informacione pritet të verifikohen nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, të cilat janë në vendin e ngjarjes./lajmi.net/