“O do t’ju sjell këtu…” Nasim Haradinaj u çon të fala ish-krerëve të UÇK-së, i bën të qeshin familjarët e Thaçit, Veselit e Selimit
Ish-komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, u çoi “të fala” ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, kundër dënimit të të cilëve po protestohet sot në Prishtinë, Haradinaj u tha Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit se ai ose do t’i sjell ata në Kosovë sërish, ose do të shkojë te ta.…
Lajme
Ish-komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, u çoi “të fala” ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, kundër dënimit të të cilëve po protestohet sot në Prishtinë,
Haradinaj u tha Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit se ai ose do t’i sjell ata në Kosovë sërish, ose do të shkojë te ta.
“Dhe shokëve atje në Hagë: Ju përshëndes. Nasimi që ju e njihni në Hagë e këta këtu. O do t’ju sjell juve këtu, o do të vij atje. Rroftë UÇK-ja”, tha ai në fund të fjalës së tij para protestuesve.
Kjo fjali e Nasim Haradinajt i bëri të qeshnin familjarët e ish-krerëve të UÇK-së.
Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, Endriti, djali i Hashim Thaçit dhe Klestori, djali i Kadri Veselit po qëndronin afër njëri-tjetrtit gjatë protestës, dhe në atë moment, të gjithë u panë duke qeshur.
