Numër i madh i protestuesve nisen të mblidhen tek sheshi “Skenderbeu”

Numër i madh i protestuesve veçse kanë filluar të mblidhen në Prishtinë. Nga të gjitha anët e Kosovës, por edhe më larg protestuesit po mblidhen në sheshin “Skënderbeu” nën thirrjet për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Protestues të shumtë janë parë edhe rrugëve të Prishtinës duke ardhur nga komunat e tjera për t’iu…

Lajme

01/10/2026 15:18

Numër i madh i protestuesve veçse kanë filluar të mblidhen në Prishtinë.

Nga të gjitha anët e Kosovës, por edhe më larg protestuesit po mblidhen në sheshin “Skënderbeu” nën thirrjet për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Protestues të shumtë janë parë edhe rrugëve të Prishtinës duke ardhur nga komunat e tjera për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë.

Protesta e sotme është gjithëpopullore me thirrjet për vendosje të drejtësisë nga Specialja në Hagë.

Më 16 shtator Specialja dënoi me 81 vite burgi ish-krerët e UÇK-së.

Hashim Thaçi me 25 vite burgim, Jakup Krasniqi me 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite./Lajmi.net/