Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Istog, nuk u morën masat për siguri dhe shëndet në punë

Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Istogut, ka konstatuar se kishte parregullësi në mos marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë. Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi deri në…

Lajme

01/10/2026 15:16

Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Istogut, ka konstatuar se kishte parregullësi në mos marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, ka njoftuar IQP. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: