Protestuesit brohorasin, Albin Kurti largohet nga objekti i Qeverisë
Pas takimit që pati me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, Kryeministri i vendit, Albin Kurti është largur nga objekti i Qeverisë. I njëjti është larguar nën shoqërimin e zyrtarëve policorë derisa nga sheshi “Skënderbeu”, protestuesit që kanë filluar veçse të mblidhen kanë brohoritur “Poshtë Qeveria”. Në ora 16:00 në sheshin “Skënderbeu” do…
Lajme
Pas takimit që pati me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, Kryeministri i vendit, Albin Kurti është largur nga objekti i Qeverisë.
I njëjti është larguar nën shoqërimin e zyrtarëve policorë derisa nga sheshi “Skënderbeu”, protestuesit që kanë filluar veçse të mblidhen kanë brohoritur “Poshtë Qeveria”.
Në ora 16:00 në sheshin “Skënderbeu” do të protestohet për liri të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë si dhe për padrejtësinë e bërë drejtuar UÇK-së në Hagë./Lajmi.net/