Tasholli thërret qytetarët në protestën “JO NË EMRIN TIM”: Sot të gjitha rrugët çojnë në sheshin “Skënderbeu”

Përfaqësuesi i platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës “JO NË EMRIN TIM”, e cila mbahet sot në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tasholli ka bërë thirrje që qytetarët të mblidhen në sheshin “Skënderbeu”, duke theksuar se protesta nis nga ora 16:00.…

Lajme

01/10/2026 13:28

Përfaqësuesi i platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës “JO NË EMRIN TIM”, e cila mbahet sot në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tasholli ka bërë thirrje që qytetarët të mblidhen në sheshin “Skënderbeu”, duke theksuar se protesta nis nga ora 16:00.

“ Nga ora 16:00 ju pres të gjithëve në shesh! Për UÇK-në! Kundër padrejtësisë!”, është shprehur Tasholli.

Protesta “JO NË EMRIN TIM” është paralajmëruar si shprehje kundërshtimi ndaj aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. /Lajmi.net/