Hoxhaj thërret qytetarët në protestën e sotme: Për lirinë që fituam, për drejtësinë që kërkojmë!

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e sotme në Prishtinë, e cila mbahet nga ora 16:00 në sheshin “Skënderbeu”. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar mesazhin për liri dhe drejtësi. “Për lirinë që fituam, për drejtësinë që kërkojmë! ✊️ SOT, të…

Lajme

01/10/2026 13:11

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e sotme në Prishtinë, e cila mbahet nga ora 16:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar mesazhin për liri dhe drejtësi.

“Për lirinë që fituam, për drejtësinë që kërkojmë! ✊️ SOT, të gjithë në Prishtinë, nga ora 16:00”, ka shkruar Hoxhaj, duke e shoqëruar postimin me hashtagun #JoNëEmrinTim.

Në afishen e publikuar bashkë me thirrjen, protesta e 1 tetorit paralajmërohet me mesazhin: “Në këmbë për ata që na dhanë lirinë!”.