Ndahet nga jeta zyrtari policor Bali Haxha, Sindikata e Policisë shpreh ngushëllime
Është ndarë nga jeta zyrtari policor, Bali Haxha. Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur Sindikata e Policisë së Kosovës. “Me rastin e ndarjes nga jeta të punonjësit policor Bali Haxha, Sindikata e Policisë së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij. Me këtë rast, shprehim respektin…
Lajme
Është ndarë nga jeta zyrtari policor, Bali Haxha.
Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur Sindikata e Policisë së Kosovës.
“Me rastin e ndarjes nga jeta të punonjësit policor Bali Haxha, Sindikata e Policisë së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij. Me këtë rast, shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë për kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare. I paharruar qoftë kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.