Qetë tek Qeveria – Ende nuk ka arritur Presidentja e Komisionit Evropian
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Kosovë për një vizitë zyrtare, ndërsa pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu. Ndërkohë, situata pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës është e qetë, ku shihet garda e Policisë dhe flamujt, ai i Kosovës,…
Lajme
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Kosovë për një vizitë zyrtare, ndërsa pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Ndërkohë, situata pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës është e qetë, ku shihet garda e Policisë dhe flamujt, ai i Kosovës, i BE-se dhe ai Dardanë, raporton lajmi.net

Von der Leyen ende nuk ka arritur në Qeveri, ku pritet të zhvillohet takimi me krerët institucionalë.
Rruga nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë, është mbyllur nga disa të rinjë që po protestojnë për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.