Rrahet me mjete të forta një person në Vushtrri nga disa persona të panjohur
Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur dje pas mesnate në Vushtrri. Një person është rrahur nga disa persona të panjohur me mjete të forta, shkruan lajmi.net. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendngjarje është hasur një veturë e aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë dhe brenda veturës…
Lajme
Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur dje pas mesnate në Vushtrri.
Një person është rrahur nga disa persona të panjohur me mjete të forta, shkruan lajmi.net.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendngjarje është hasur një veturë e aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë dhe brenda veturës një fishek tjetër.
Policia po e heton rastin.
“Vushtrri / 30.09.2026 – 00:45. Lidhur me rastin, viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi i njëjti dyshohet se është rrahur nga disa persona të panjohur me mjete të forta. Në vendin e ngjarjes është hasur një veturë e aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë si dhe brenda veturës një fishek tjetër. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/