Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë, pesë prej tyre në rajon të Prishtinës
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Policinë e Kosovës. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Graqanicë, Ranillug, Klinë dhe Gjakovë, shkruan lajmi.net. Rastet e raportuara: Prishtinë / 27.09.2026 – NN. Më 30.09.2026 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj viktimës femër kosovare. Palët…
Lajme
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Policinë e Kosovës.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Graqanicë, Ranillug, Klinë dhe Gjakovë, shkruan lajmi.net.
Rastet e raportuara:
Prishtinë / 27.09.2026 – NN. Më 30.09.2026 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë / 30.09.2026 – 19:29 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta dyshohet se kishte thyer dhe demoluar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë / 30.09.2026 – 21:30 Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare, për shkak se pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Graqanicë / 30.09.2026 – 20:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë / 30.09.2026 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ranillug / 30.09.2026 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Klinë / 30.09.2026 – 14:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Gjakovë / 30.09.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.