Ligji për Specialen, Abrashi: Edhe ne si deputetë s’kemi pasur kohë ta shohim, rol kanë edhe qëndrimet e miqve ndërkombëtarë
Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për qëndrimin rreth nismës së PDK-së për të ndryshuar Ligjin për Gjykatën Speciale. Abrashi ka thënë se as si deputetë s’kanë pasur kohë që ta shohin ligjin, pasi sipas tij kjo çështje është shumë serioze. Ai tutje ka thënë në këtë…
Lajme
Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për qëndrimin rreth nismës së PDK-së për të ndryshuar Ligjin për Gjykatën Speciale.
Abrashi ka thënë se as si deputetë s’kanë pasur kohë që ta shohin ligjin, pasi sipas tij kjo çështje është shumë serioze.
Ai tutje ka thënë në këtë mes kanë rol edhe qëndrimet e miqve ndërkombëtarë, duke shtuar se nuk e kishte paramenduar që ndonjëherë si aktivistë i VV’së do t’i vinte koha për të përmendur ndërkombëtarët.
“Që vjen puna me i përmendë miqtë ndërkombëtar si aktivist i VV”së, kurrë s’e kisha paramendu, kjo ironia…”, ka thënë Abrashi.
“Vetë si aktivist kam qenë në situata ku kam protestuar kundër presionit ndërkombëtar, por ja që po vjen puna”, ka thënë ai tutje.