Qeveria miraton sistemin GPS për veturat zyrtare, Ministria e Infrastrukturës synon më shumë kontroll dhe transparencë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar nismën për menaxhimin e flotës së automjeteve përmes sistemit GPS. Sipas njoftimit të Ministrisë, sistemi synon të mundësojë kontroll dhe mbikëqyrje më të mirë të përdorimit të automjeteve zyrtare. “Ky sistem do të sjellë një standard të ri në administrimin e automjeteve…

Lajme

30/09/2026 15:16

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar nismën për menaxhimin e flotës së automjeteve përmes sistemit GPS.

Sipas njoftimit të Ministrisë, sistemi synon të mundësojë kontroll dhe mbikëqyrje më të mirë të përdorimit të automjeteve zyrtare.

“Ky sistem do të sjellë një standard të ri në administrimin e automjeteve zyrtare të Ministrisë, duke mundësuar kontroll dhe mbikëqyrje më të mirë të përdorimit të tyre”, thuhet në njoftim.

Nga Ministria kanë bërë të ditur se sistemi është projektuar që në të ardhmen të mund të zgjerohet dhe të përfshijë edhe automjetet zyrtare të institucioneve të tjera të Qeverisë.

Sipas Ministrisë, kjo nismë synon të rrisë llogaridhënien dhe transparencën, si dhe të mundësojë menaxhim më efikas të resurseve publike.

“Qasja jonë ndaj digjitalizimit ofron më shumë kontroll dhe mbikëqyrje, më shumë llogaridhënie dhe transparencë, si dhe menaxhim më efikas të resurseve publike”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/