Selenica nderon katër ish-krerët e UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi shpallen “Qytetarë Nderi”

Këshilli Bashkiak i Selenicës ka miratuar unanimisht shpalljen “Qytetar Nderi” të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Vendimi u mor gjatë ditës së sotme, në kuadër të takimit pritës të zhvilluar në Selenicë me delegacionin e Komunës së Klinës, të kryesuar nga kryetari i saj,…

Lajme

30/09/2026 13:23

Këshilli Bashkiak i Selenicës ka miratuar unanimisht shpalljen “Qytetar Nderi” të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Vendimi u mor gjatë ditës së sotme, në kuadër të takimit pritës të zhvilluar në Selenicë me delegacionin e Komunës së Klinës, të kryesuar nga kryetari i saj, raporton TopChannel.

Me vendimin e Këshillit Bashkiak, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi marrin titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë Selenicë.